Albanian Dental Jurnal - Apolonia

Apolonia është revistë oficiale si dhe organ në suaza të Shoqërisë Stomatologjike Shqiptare në Maqedoni. Apolonia daton që nga viti 1999.Numri i publikimeve bëhet dy herë në vit. Me qen se është njëra nga revistat e para shkencore nga sfera e stomatologjisë në Maqedoni roli i saj ka qen dhe vazhon të jetë informues sa i përket zhvillimit të stomatologjisë,opinionet, idetë dhe çelsin e punimeve ,qofshin ato të karakterit klinik,praktik ose shkencorë.

Qëllimi kryesorë ka qen shfaqja e interesit ,diskusioneve dhe debateve mes dentistëve të vendit dhe ato nga jasht në të gjitha lëmitë që i përkasin stomatologjisë. Apolonia ofron një varg të gjërë informacionesh për anëtarët e saj si dhe lexuesit e tjerë anembanë botës. Punimet e dorëzuara në Apolonia i nënshtrohen një recenzioni të verbër. Apolonia ofron edukim të vazhdueshëm për lexuesit saj,të reja nga stomatologjia,raporte të ndryshme që kanë të bëjnë me rritjen e relacionit të rëndësishëm mes shëndetit oral dhe shëndetit në përgjithësi.